Zona 10: Beteja e Shkodrës (përfundimi)

  1. Topa serbe afër Shkodrës (Serbia dhe Mali i Zi në Luftrat Ballkanike 1912-1913, Beograd 1972)
  2. Tregu i djegur i Shkodrës (Koleksioni S/T, Leiden)
  3. Largimi i trupave malazeze, mbërritja e forcave paqeruajtëse (Koleksioni S/T, Leiden)
  4. Pritja e admiral Burney (Koleksioni S/T, Leiden)

Kur mbërriti artileria e rëndë (A), bombardimet malazeze ndaj qytetit dhe fortifikimeve të tij u bënë edhe më vrastare. Vdekja nga uria gllabëroi dhjetëra jetë në ditë. Në Evropë rritej pakënaqësia publike, por bllokada ndaj Malit të Zi nga flota ndërkombëtare, pati pak efekt. Esat Pasha u dorëzua më 23 prill 1913 me kusht që ai dhe 6000 ushtarët të lejoheshin të largoheshin nga qyteti bashkë me armët e tyre. Mali i Zi nuk përfitoi gjë nga fitorja e vet. Nën trysninë e Fuqive e Mëdha, ai u detyrua të largohej nga qytetit. Të egërsuar ata dogjën rrafsh tregun (B). Malazezët u larguan dhe forcat paqëruajtëse mbërritën më 14 maj (C, D).