Zona 13: Lufta në Shqipërinë e Jugut

  1. Xhandarë shqiptarë në marshim në Shqipërinë e Jugut (IHU, Hagë)
  2. Kuaj dhe mushka që mbartin furnizime (IHU, Hagë)
  3. Njësi e sinjaleve në telegraf (IHU, Hagë)
  4. Telegram në holandishte të pasaktë (IHU, Hagë)

Në dhjetor 1913, Fuqitë e Mëdha evropiane nënshkruan Protokollin e Firenzes që përfshinte një përcaktim më të saktë të kufirit jugor të Shqipërisë. Epiri iu dha Greqisë, por iu desh të tërhiqte trupat nga Saranda, Gjirokastra dhe Korça. Disa prej atyre trupave dezertuan duke marrë me vete edhe armët dhe u bashkuan me bandat greke të njohura si komitë (banda të armatosura të parregullta). Urdhëri i parë i Vidit ishte të rivendoste rregull në Shqipërinë e Jugut. Oficerët holandezë u përballën me një detyrë thuajse të pamundur. Brenda një kohe fare të shkurtër, atyre iu desh të stërvitnin xhandarët dhe nënoficerët shqiptarë dhe me ndihmën e udhërrëfyesve dhe të përkthyesve t’i udhëhiqnin maleve që ishin të panjohur për ta (A). Mungesa e plotë e rrugëve të shtruara dhe mungesa e hekurudhave, nëkuptonte që municionet dhe furnizimet e tjera duhej të barteshin me kuaj ose me mushka (B). Ndërlidhja me gjeneral De Virin dhe me sinjalistin qendror në misionin holandez në Vlorë, ishte e vështirë. Ndonëse linjat telegrafike u riparuan shpejt, telegrafistët ishin thuajse ish-shërbenjës civilë osmanë (C). Për të penguar spiunazhin, njoftimet e rëndësishme dërgoheshin në holandisht, por ndonjëherë teksti tjetërsohej aq shumë saqë nuk kuptohej (D).